Informacion lidhur me karrierën profesioniale të Financierëve dhe Kontabilistëve, gradat profesionale, edukimi në vazhdim.

Ju tregojmë hap pas hapi: "Si të bëheni "Kontabilist i Miratuar", në Republikën e Shqipërisë?"

1. Fillimisht, cdo profesionist i Finacës apo Kontabilitetit duhet të bëhet pjesë e një shoqate profesionale. Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë, e themeluar në vitin 1998, është selia profesionale e profesionistëve të kësaj fushe. Për t'u anëtarësuar, fare thjesht ndiqni linkun http://shkfsh.org/si-te-antaresohesh

2. Për të hyrë në provimet për marrjen e titullit Kontabël i Miratuar duhet të plotësohen këto kritere:

2.1. Kërkesën me shkrim drejtuar Komisionit të Provimeve të Aftësisë Profesionale, ku të listohen dokumentat e paraqitura;

2.2. Fotokopje të Kartës së identitetit,

2.3. Kopje të noterizuar të diplomës së shkollës së lartë ku përfshihet Diplomë e integruar e nivelit të dytë (sistemi 4-vjeçar) ose Diplomë e nivelit të pare plus Diplomë e nivelit Master Profesional ose Diplomë e nivelit të parë plus Diplomë e nivelit Master Shkencor ose diplomat e barazvlershme me to, për çdonjërën nga degët e studimit në shkencat ekonomike, si kontabilitet, financë, administrim biznesi, ekonomik apo të barazvlershme me to (Kur diploma është marrë në një shtet tjetër ajo duhet të jetë e njohur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Republikës së Shqipërisë).

2.4. Lista e notave e noterizuar, për secilën nga diplomat më sipër.

2.5. Vërtetim nga punëdhënësit ku të tregohet angazhimi prej të paktën tre vitesh pas përfundimit të shkollës së lartë (dates/pajisjes me diplomën e nivelit të dytë), në fushën e kontabilitetit, financës, kontrollit financiar dhe në fusha të ngjashme,

2.6. Kopje të librezës së punës të noterizuar, të shoqëruar me vërtetim nga sigurimet shoqërorë për gjendjen e sigurimit shoqëror e shëndetësor për të paktën minimumin e periudhës së angazhimit të përshkruar në pikën 2.5,

2.7. Vërtetime ose çertifikata (te noterizuar) që tregojnë se kandidati ka kryer kursin e kualifikimit në fushën e standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar, të organizuar ose të monitoruar nga organizata profesionale e kontabilistëve të miratuar, apo edhe organizata të tjera të njohura,

2.8. Dëshmi të gjendjes personale gjyqësore (dëshmi penaliteti) të 3 muajve të fundit.

3. Edukimi në Vazhdim për kandidatët për "Kontabilist i Miratuar"

SHKFSH organizon kurse përgatitore për të gjithë të interesuarit që do të marrin pjesë në provimet për marrjen e titullit Kontabël i Miratuar.

Kurset mbulojnë të gjitha modulet: SKK, SNK, Legjislacion Fiskal dhe Tregetar, Kontabilitet i Avancuar, Fiskalitete.

 

Na kontaktoni

Adresa: Blv. Bajram Curri, Pallati mbrapa shkollës së Baletit , Kati i dytë,
Tiranë, Shqipëri
Orari: Hënë - Premte: 14:00 - 20:30 &
Shtunë: 14:00 - 18:00
Tel/Fax: +355 4 222 7 555
Mob: +355 67 249 9070
Mail[email protected]
Web: www.shkfsh.org

Lidhuni me ne

© 1998-2021 | SHKFSH - Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë