SHKFSH në bashkëpunim me një grup ekspertësh të fushës organizon kursin 3-ditor, nga data 5 - 7 Shkurt, ditën e enjte, të premte dhe të shtunë (me kërkesë të të interesuarëve të deritanishëm), nga ora 17:00-20:30; kurs informues dhe profesional lidhur me Paketën Fiskale 2015.

Në programin e këtij trajnimi janë përfshirë të gjitha ndryshimet në paketën fiskale, zbatimi i të cilave fillon nga 1 Janari 2015, si dhe do të trajtohen probleme që kanë të bëjnë me operacione financiare lidhur me mbylljen e bilancit.

Link: Programi i Kursit 3-ditor për Paketën Fiskale 2015

Kursi do të organizohet në qytetin e Tiranës, në ambjentet e Fakultetit të Ekonomisë, të Universitetit të Tiranës.

Tarifa e pjesëmarrjes preferenciale, tarifë e reduktuar, rezervuar vetëm per anëtaret e SHKFSH, 9000 Lekë. (Pa perfshirë pagesën e kuotizacionit për 2015).

Për t'u anëtarësuar në SHKFSH, fare thjeshtë ndiqni linkun në vijim:
http://shkfsh.org/si-te-antaresohesh

Në mënyre që të marrim masa të mira organizative lutemi konfirmoni interesin për pjesëmarrje duke shkruar në This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. duke përfshirë informacionin e mëposhtëm:
1. Emër Mbiemër, Datëlindje,
2. Universiteti ku jeni/duke u diplomuar,
3. Numër telefoni,
4. Adresa e Banimit / Adresa e punës.

Shënim: Regjistrimet mbyllen 1 ditë para fillimit të kursit.

Na kontaktoni

Adresa: Blv. Bajram Curri, Pallati mbrapa shkollës së Baletit , Kati i dytë,
Tiranë, Shqipëri
Orari: Hënë - Premte: 14:00 - 20:30 &
Shtunë: 14:00 - 18:00
Tel/Fax: +355 4 222 7 555
Mob: +355 67 249 9070
Mail[email protected]
Web: www.shkfsh.org

Lidhuni me ne

© 1998-2021 | SHKFSH - Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë