SHKFSH në përgjigje të kërkesave dhe interesit në rritje të anëtarësisë, organizon kurse të trajnimit intensiv afatshkurtër, të fokusuara tek Procedurat e reja tatimore, ligji për TVSH-në, Sigurimet Shoqerore, Tatimin mbi të Ardhurat, si dhe për Pasqyrat Financiare sipas SKK-ve të reja të përmirësuara.
Kalendari i trajnimeve do të jetë si më poshtë:
- Trajnimi 3-ditor në Durrës, në datat 11, 12, 13 Mars 2016, në ambjentet e Universitetit "Aleksandër Moisiu" (Pranë Currilave).
- Trajnimi 3-ditor në Elbasan, në datat 18, 19, 20 Mars 2016, në ambjentet e Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti "Aleksandër Xhuvani".
- Trajnimi 3-ditor në Tiranë, në datat 21, 22, 23 Mars 2016, në ambjentet e Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.
- Trajnimi 3-ditor në Vlorë, në datat 25, 26, 27 Mars 2016,në ambjentet e Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Vlorës "Ismail Qemali"
- Trajnimi 3-ditor në Gjirokastër, në datat 15, 16, 17 Prill 2016, në ambjentet e Universitetit "Eqerem Cabej".
- Trajnimi 3-ditor në Sarandë, në datat 15, 16, 17 Prill 2016, në ambjentet e Universitetit të Sarandës.
Trajnimet do të zhvillohen nga Stafi i trajnimeve i SHKFSH, Profesorë të Fakultetit të Ekonomisë (UT) dhe ekspertë të Kontabilitetit, vendas ose të huaj.
Tarifat e pjesëmarrjes në trajnim janë 10000 Lekë, plus kuotën e anëtarësisë:
- 4000 lekë/vit për qytetin e Tiranës,
- 3000 lekë/vit për qytetet e tjera.
Në fund të trajnimit pjesëmarrësit pajisen me CERTIFIKATË.
Shënim: Nëse nuk jeni anëtar në SHKFSH mund të anëtarësoheni duke plotësuar Formularin e Anëtarësimit online.