Të nderuar anëtarë të SHKFSH,

Ju informojmë se në kuadër të programit për Edukimin e Vijueshëm Profesional për vitin 2023, Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë ka miratuar çeljen e trajnimit të tretë dhe te fundit për këtë vit, i cili do te zhvillohet Online nëpërmjet platformës Zoom, nga data 30 Nëntor - 8 Dhjetor dhe 12 Dhjetor 2023. Oraret e trajnimit do të jenë 17:00-21:00 cdo ditë, përvec ditës së Diel 09:00- 13:00. Detajet dhe mënyrat e aksesimit në platformë duke përfshirë edhe linkun do të bëhen të mundura pasi të kryhet regjistrimi.

Regjistrimet kryhen nëpërmjet Portalit Elektronik të SHKFSH, duke plotësuar Formularin e Regjistrimit në linkun në vijim: 

Detajet në lidhje me programin e trajnimit dhe mënyrën e pagesës do ti merrni pasi të kryeni regjistrimin në link-un e mësipërm.

Shënim: Lutemi, brenda datës 29 Nëntor 2023 të na njoftoni mbi pjesëmarrjen tuaj. Njoftimi juaj është shumë i rëndësishëm, pasi mbi këtë bazë Shoqata do të programojë kapacitetet si dhe organizimin e trajnimit online..

Ju sjellim në vëmendje se duke filluar nga viti 2019, Edukimi i Vijueshëm Profesional është i detyrueshëm si për mbajtësit e titutullit KM Aktiv ashtu edhe per KM Jo Aktiv, për 40 orë në vit. Eshtë i ftuar të marrë pjesë edhe cdo profesionist me 2-3 vite eksperiencë pune, që nuk e ka detyrim ndjekjen e trajnimit, por dëshiron të zgjerojë njohuritë profesionale.

Pasi të keni kryer regjistrimin, do t’iu dërgohet programi i trajnimit së bashku me datat përkatëse të organizimit të kurseve si dhe detaje të tjera të karakterit organizativ.

Ju mirëpresim!

Stafi SHKFSH

 

Na kontaktoni

Adresa: Blv. Bajram Curri, Pallati mbrapa shkollës së Baletit , Kati i dytë,
Tiranë, Shqipëri
Orari: Hënë - Premte: 14:00 - 20:30 &
Shtunë: 14:00 - 18:00
Tel/Fax: +355 4 222 7 555
Mob: +355 67 249 9070
Mail[email protected]
Web: www.shkfsh.org

Lidhuni me ne

© 1998-2021 | SHKFSH - Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë