Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit, organizon tryeza të rrumbullakëta në Elbasan dhe Durrës me temë "Zbatimi për herë të parë i SKK-ve të përmirësuara".
Pjesëmarrësit në tryezë janë të ftuar të diskutojnë lidhur me problematikat e ndeshura në procesin e hartimit të pasqyrave financiare 2015 sipas SKK-ve të përmirësuara. Inkurajohen pjesëmarrësit të nxjerrin në pah çdo problem, të metë, paqartësi, etj në kushtet e zbatimit praktik të SKK-ve të përmirësuara, pse jo inkurajohen gjithashtu të sjellin edhe fakte konkrete lidhur me përmirësimin e konstatuar të cilësisë së informacionit financiar 2015 si pasojë e zbatimit të këtyre standardeve.
***(përfitimet dhe risitë në nivel teorik dihen...interes përbëjnë shembuj dhe fakte nga praktika)
Do të ishte me interes për tryezën që diskutimi të shtrihej në të dy planet:
a) lidhur me zbatimin e ndryshimeve të reja që sollën SKK-të e përmirësuara;
b) lidhur me pasqyrat e reja financiare që përgatitën njësitë ekonomike për vitin 2015.
Diskutimet dhe problemet, parë në kënvështrimin e gjykimit profesional të shumë prej profesionistëve, do t'i mundësojnë KKK-së një informacion të qartë mbi cilësinë, përfitueshmërinë dhe zbatueshmërinë e SKK-ve të përmirësuara si dhe nevojën për ndonjë amendim të shpejtë të tyre për ndonjë çështje të caktuar.
Rrethi ELBASAN
Date 27.04.2016
Mjediset e IMPERIAL HOTEL (0542 53051)
Ora 10:00 - 12:00
Pjesemarres:
SHKFSH 15 persona
Rrethi DURRËS
Date 29.04.2016
Mjediset e Hotel ARAGOSTA (0522 26477)
Ora 10:00 - 12:00
SHKFSH 15 persona