Ditën e Enjte, datë 16 Qershor 2022, Forumi "Miqtë e Përmetit", organizoi një veprimtari në ndihmë te komunitetit. Në veprimtari morën pjesë: 12 studentë të Universitetit të Poitiers, Francë, 12 studentë të Universitetit të Tiranës, si dhe 30 nxënës të gjimnazit "Sami Frashëri", Përmet. Të ndarë në gjashtë grupe, studentët, pedagogët e tyre, së bashku me nxënësit e gjimnazit pastruan për 4-5 orë mbetjet plastike në fshatrat: Kosinë, Piskovë, Leusë, Lipë, Grabovë dhe Bënjë (Ujërat Termale). Forumi falenderon të gjithë pjesmarrësit dhe ata që e mbështetën aktivitetin, Bashkinë e Përmetit. Falenderim i vecantë për Shoqatën e Kontabilistëve dhe Financiereve të Shqipërise SHKFSH, që mbështetën për udhëtimin, strehimin, ushqimin, si dhe për bluzat me mbishkrimin "Forumi Miqtë e Përmetit".