Dje më datë 31.05.2022, në ambientet e Presidencës, u zhvillua ceremonia e dekorimit me Titullin e Lartë “Mjeshër i Madh”, për Profesor Sherif Bundon nga Presidenti i Republikës Zoti Ilir META.
Me propozim të Shoqatës atdhetare dhe kulturore, mbarëkombëtare, “Përmeti”, dhe të Shoqatës së Kontabilistëve dhe Finacierëve të Shqipërisë, SHKFSH, me Dekretin numër 13635 datë 30/05/2022, Presidenti i Republikës, Zoti Ilir META, i ka akorduar Profesor Sherif BUNDOS, titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.
Profesor Sherif Bundo është Kryetar i SHKFSH, profesor në Universitetin e Tiranës, profesor i ftuar në universitetin publik të Poitiers, Francë si dhe në disa universitete të tjera brënda dhe jashtë vëndit. Ai mban titullin “ Mirënjohja e Universitetit të Shkodrës” si dhe Diplomë Nderi akorduar nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë në vitin 2016, si dhe mjaft tituj dhe vlerësime të tjera.