Me vendimin e datës 24 Nëntor 2012, të Këshillit të Përgjithshëm të SHKFSH, është vendosur që më datë 20 Janar 2013 të mblidhet Konferenca Kombëtare e Shoqatës së Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë.
Në këtë konferencë do të kremtohet 15 vjetori i SHKFSH-së, do të diskutohen problemet që shqetësojne kontabilistët dhe financierët në vendin tonë si dhe do të këmbehen ide dhe përvoja lidhur me përmirësimin e punës dhe rritjen e nivelit profesional dhe rolit aktiv të kontabilistëve.
Këshilli i Përgjithshëm ka krijuar një komision të posacëm për organizimin e konferencës i cili mblidhet në datën 13.12.2012, ora 16:30 pranë ambjenteve të SHKFSH.