Komisioni i Provimeve të Aftësive Profesionale (KPAP) njofton të gjithë kandidatët e interesuar për marrjen e titujve Auditues Ligjor dhe Kontabilist i Miratuar lidhur me:
- Listen e dokumentave për regjistrimin në provime;
- Grafikun e provimeve 2019 (i rishikuar);
- Programin e AL dhe KM, Sezoni 2019;
- Tarifat e provimeve 2019;
Kërkesat për regjistrimin në provimet e aftësive profesionale të sezonit të vitit 2019 do të pranohen në datat 1-15 mars 2019, ora 15:00 - 19:00, në sekretarinë teknike pranë organizatës profesionale IEKA.