Në bazë të ligjit 10092, Mars 2008, për rregullimin e profesionit të kontabilitetit, si dhe te Statutit të SHKFSH, ju bëjmë me dije se mbajtësit e titullit "Kontabël i Miratuar", anëtarë të SHKFSH, por dhe me gjere, duhet të ndjekin, në mënyrë të detyruar, një trajnim për përditësimin e njohurive mbi zhvillimet lidhur me standardet e reja të kontabilitetit. Detyrimi kerkon trajnimin të paktën 1 herë në cdo 2 vjet prej kohës që kandidatët kanë fituar titullin Kontabël i Miratuar.
Trajnimet për mbajtësit e titullit "Kontabël i Miratuar" do të zhvillohen nga Stafi i trajnimeve i SHKFSH, Profesorë të Fakultetit të Ekonomisë (UT) dhe ekspertë të Kontabilitetit, vendas ose të huaj.
SHKFSH ju fton të rregjistroheni në trajnimin e parë për Kontabilistët e Miratuar të organizuar prej saj, i cili do të zhvillohet në datat 20 dhe 21 shtator 2013, ora 17:00. Kursi do të zhvillohet në Fakultetin e Gjuheve te Huaja (Filologjiku), Rruga e Elbasanit (në krah të fakultetit të Ekonomisë) në Fakultetin e Ekonomisë, pasi me vendimin e Keshillit te Fakultetit, ka ri-filluar procesi mesimor. Për shkak të ngjarjeve pranë Fakultetit Ekonomik, do të kete një njoftim të dytë për vendin e zhvillimit të trajnimit. Tarifa 10'000 lekë, pa përfshire kuotën vjetore të anëtarësisë.
Programi i trajnimit të parë për Kontabilistët e Miratuar (Link Microsoft SkyDive Cloud)