Pas realizimit me sukses të trajnimit të parë, ju informojmë se janë hapur regjistrimet për trajnimin e radhës për mbajtësit e titullit profesional "Kontabël i Miratuar".
Në bazë të ligjit 10092, Mars 2008, për rregullimin e profesionit të kontabilitetit, si dhe te Statutit të SHKFSH, ju bëjmë me dije se mbajtësit e titullit "Kontabël i Miratuar", anëtarë të SHKFSH, por dhe më gjerë, duhet të ndjekin, në mënyrë të detyruar, një trajnim për përditësimin e njohurive mbi zhvillimet lidhur me standardet e reja të kontabilitetit. Detyrimi kerkon trajnimin të paktën 1 herë në cdo 2 vjet prej kohës që kandidatët kanë fituar titullin Kontabël i Miratuar.
SHKFSH mirëpret çdo kërkesë për regjistrim. (Regjistrimet mund të bëhen nëpërmjet email.)