Komiteti i Trajnimeve profesionale pranë SHKFSH, ka ndërtuar programin paraprak të trajnimeve përgatitore për provimin e Kontablit të Miratuar. Duke qënë se këto ditë Autoriteti i ÇERTIFIKIMIT të KM dhe të EKA ka vendosur që sezoni i rradhës i provimeve të fillojë në javën e parë të muajit Maj 2014, Komiteti i trajnimeve të SHKFSH ju njofton se:
A. KURSI PËR KONTABËL TË MIRATUAR
1. Kursi i parë përgatitor, 10 ditor, për standardet e Kontabilitetit, do të zhvillohet në gjysmën e parë të muajit dhjetor 2013. Për t’u paraprirë problemeve të organizimit dhe për të zgjidhur në kohën e duhur plotësimin e detyrimeve që ka Shoqata, jeni të lutur të konfirmoni interesin Tuaj për këtë kurs 10 ditor. Data e saktë dhe modalitetet e tjera që kanë të bëjnë me vëndin, orën, programin dhe informacione të tjera, do t'jua dërgojmë mbas hartimit të listës paraprake të pjesmarrësve të Kursit.
2. Për të gjithë të interesuarit, sqarojmë se tarifat e kursit 10 ditor do të jenë si vijon:
a. Për antarët e Shoqatës së Kontabilistëve dhe të Financierëve të Shqipërisë tarifa është 18000 lekë, në të cilën nuk është përfshirë kuota e antarësisë të vitit 2013 dhe/ose 2014.
b. Për kandidatët e interesuar, jo antarë të SHKFSH, tarifa e kursit do të jetë 35 000 lekë, për gjithë periudhën 10 ditore.
B. KURSI PËR MBAJTËSIT E TITULLIT KM
1. Për mbajtësit e titullit KM, pamvarsisht nga Statusi (AKTIV ose JO AKTIV), njoftojmë se:
a. Shoqata ka filluar të organizojë kurse të detyruara të përditësimit të njohurive dhe të freskimit të kontakteve me Shoqatën e Kontabilistëve dhe të Financierëve të Shqipërisë. Shoqata është duke hartuar listën e antarëve, mbajtës të titullit KM, që nuk kanë arritur që të rregjistrohen në kursin e parë të organizuar në datat 20 dhe 21 shtator 2013. Kursi i radhës 2-ditor do të mbahet në intervalin 10 deri 15 dhjetor 2013.
b. Të gjithë antarët KM AKTIV dhe antarët KM JO AKTIV, që kanë fituar provimet e organizuara nga Autoriteti i ÇERTIFIKIMIT në vitet 2011, 2012 dhe 2013, duhet që të paraqiten pranë zyrave të SHKFSH, në intervalin 01 dhetor 2013 deri 31 dhjetor 2013, në mënyrë që të plotësojnë dosjet sipas Statusit që kanë vendosur ti japin Gradës së tyre profesionale. Për secilin status, kërkohen këto dokumenta:
i. Për Kontablin e Miratuar AKTIV kërkohet:
1. Fotokopje e Dëshmive të provimeve.
2. CV
3. Foto
4. Fotokopje e certifikatave të kurseve SNK /SKK
5. Fotokopje mjet identifikimi
6. Detajet e kontaktit
ii. Për Kontablin e Miratuar JO-AKTIV kërkohet:
1. Fotokopje e Dëshmive të provimeve.
2. CV
3. Foto
4. Fotokopje e certifikatave të kurseve SNK /SKK
5. Fotokopje mjet identifikimi
6. Detajet e kontaktit
Regjistrimet në trajnime mund të kryhen duke shprehur interesin nëpërmjet email.