Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes shpall konkursin për identifikimin e proçedurave ligjore më penguese, të panevojshme dhe absurde që frenojnë zhvillimin e veprimtarisë së biznesit tuaj në të gjitha fazat e ciklit të tij.
Për këtë qëllim, ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij konkursi duke prezantuar pengesat më absurde, me të cilat ju përballeni.
Bazuar në aplikimet tuaja, juria e përzgjedhur në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes do të ndajë tre çmime për këtë konkurs.
Konkursi është i hapur nga data 06 Dhjetor 2013 deri më 06 Janar 2014
Për t'u bërë pjesë e këtij konkursi, lutemi klikoni ne linkun http://www.ekonomia.gov.al/al/newsroom/urdhera-dhe-udhezime/stop-procedurave-absurde-ndaj-biznesit
Aty mund te gjeni formularin, te cilin pas plotesimit mund ta ridergoni ne adresen This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it..
Jemi te bindur ne pjesemarrjen tuaj dhe sugjerimet me vlere ne funksion te partneritetit me te ngushte dhe permiresimit te klimes se biznesit.