Shoqata e Kontabilistëve dhe e Financierëve të Shqipërisë(SHKFSH), organizon Kursin e rradhës për profesionistët që përgatiten për Provimin Kontabël i Miratuar.

Kursi do të jetë 10 ditor, dhe do të filloje në datën 30 janar 2014. Trajnimi do të zhvillohet në ambjentet e Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, dhjetë ditë rresht, pa ndërprerje, mbasdite nga ora 17.00 deri në orën 21.00.

Programi i Kursit, që do t'ju vihet shumë shpejt në dispozicion, do të fokusohet në temat mbi Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe të Raportimit Financiar si dhe mbi Standardet Kombëtare të Kontabilitetit, Kontabilitetin Financiar, Analizë dhe Kontabilitet kosto.

Lektore dhe trajnues do të jenë Profesorë dhe Profesionistë të njohur të fushës së kontabilitetit.

Tarifat e pjesmarrjes në kurs jane 18'000 Leke, plus kuotat e anëtarësisë në SHKFSH.

Në perfundim, Shoqata pajis me CERTIFIKATE të kryerjes së Kursit të gjithëpjesëmarrësit.

Rregjistrimet për pjesmarrje kanë filluar dhe mbyllen ditën që fillon Kursi.

Na kontaktoni

Adresa: Blv. Bajram Curri, Pallati mbrapa shkollës së Baletit , Kati i dytë,
Tiranë, Shqipëri
Orari: Hënë - Premte: 14:00 - 20:30 &
Shtunë: 14:00 - 18:00
Tel/Fax: +355 4 222 7 555
Mob: +355 67 249 9070
Mail[email protected]
Web: www.shkfsh.org

Lidhuni me ne

© 1998-2021 | SHKFSH - Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë