Shoqata e Kontabilistëve dhe e Financierëve të Shqipërisë(SHKFSH), organizon Kursin e rradhës për profesionistët që përgatiten për Provimin Kontabël i Miratuar në qytetin e Shkodrës.
Kursi do të jetë 10 ditor, dhe do të filloje në datën 10 Shkurt 2014. Trajnimi do të zhvillohet në ambjentet e Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi", dhjetë ditë rresht, pa ndërprerje, mbasdite nga ora 17.00 deri në orën 21.00.
Programi i Kursit, që do t'ju vihet shumë shpejt në dispozicion, do të fokusohet në temat mbi Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe të Raportimit Financiar si dhe mbi Standardet Kombëtare të Kontabilitetit, Kontabilitetin Financiar, Analizë dhe Kontabilitet kosto.
Lektore dhe trajnues do të jenë Profesorë dhe Profesionistë të njohur të fushës së kontabilitetit.
Tarifat e pjesmarrjes në kurs jane 18'000 Leke, plus kuotat e anëtarësisë në SHKFSH.
Në perfundim, Shoqata pajis me CERTIFIKATE të kryerjes së Kursit të gjithëpjesëmarrësit.