Ju informojmë se kalendari i provimeve sipas disiplinave për sezonin 2014, i caktuar nga Autoriteti i Certifikimit, është si më poshtë:
Provimi i parë: Kontabilitet, raportim financiar dhe analiza e pasqyrave financiare - 3 maj 2014
Provimi i dytë: E drejta civile, e drejtë penale, legjislacioni tregtar dhe e drejtë e punës në Republikën e e Shqipërisë, në masën që këto i nteresojnë auditimit ligjore të pasqyrave financiare - 24 maj 2014
Periudha e pranimit të kërkesave për t'u regjistruar në provimet e aftësisë profesionale do të jetë nga data 24 mars - 10 prill 2014 ora 16:00 - 19:00. Kërkesat për regjistrim i drejtohen Autoritetit të Certifikimit përmes sekretariatit të tij, pranë organizatës profesionale të ekspertëve kontabël të regjistruar (IEKA, Adresa: Rr.Elbasanit, Pallati EDIL-AL-IT).
Link: Lista me dokumentacionin e nevojshëm për Kandidatët për titullin "Kontabël i Miratuar"