Ju njoftojmë se Shoqata e Kontabilistëve dhe e Financierëve të Shqipërisë (SHKFSH), organizon Kursin e fundit përgatitor, për këtë sezon, për profesionistët që përgatiten për Provimin Kontabël i Miratuar.

Kursi do të jetë 10 ditor, dhe do të fillojë në datën 10 Mars 2014. Trajnimi do të zhvillohet në ambjentet e Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, dhjetë ditë rresht, pa ndërprerje, mbasdite nga ora 17.00 deri në orën 21.00.

Programi i Kursit, që do t'ju vihet shumë shpejt në dispozicion, do të fokusohet në temat mbi Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe të Raportimit Financiar si dhe mbi Standardet Kombëtare të Kontabilitetit, Kontabilitetin Financiar, Analizë dhe Kontabilitet kosto.

Lektorë dhe trajnues do të jenë Profesorë dhe Profesionistë të njohur të fushës së kontabilitetit.

Tarifat e pjesëmarrjes në kurs janë 18'000 Lekë (450 Lekë/orë), plus kuotat e anëtarësisë në SHKFSH.

Në përfundim, Shoqata pajis me CERTIFIKATE të kryerjes së Kursit të gjithë pjesëmarrësit.

Rregjistrimet për pjesmarrje kanë filluar dhe mbyllen ditën që fillon Kursi.

Për të konfirmuar pjësëmarrjen mjafton të nisni email tek This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

 

 

Na kontaktoni

Adresa: Blv. Bajram Curri, Pallati mbrapa shkollës së Baletit , Kati i dytë,
Tiranë, Shqipëri
Orari: Hënë - Premte: 14:00 - 20:30 &
Shtunë: 14:00 - 18:00
Tel/Fax: +355 4 222 7 555
Mob: +355 67 249 9070
Mail[email protected]
Web: www.shkfsh.org

Lidhuni me ne

© 1998-2021 | SHKFSH - Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë