Në 3 Dhjetor 2014 (Ditën e Mërkurë), ora 17:00, në ambjentet e Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, fillon kursi i parë përgatitor 10 ditor për titullin "Kontabël i Miratuar" (Sezoni 2015), për Standardet Kombëtare dhe Ndërkombëtare të Kontabilitetit (Trajnim i detyrueshëm për regjistrimin në provimet e KM).
Regjistrimet janë hapur, mund të kryhen duke shprehur interesin nëpërmjet Email (This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.) ose pranë zyrave të SHKFSH.
Për t’u paraprirë problemeve të organizimit jeni të lutur të konfirmoni interesin tuaj për këtë kurs 10 ditor brenda datës 1 Dhjetor.