Marreveshja SHKFSH-KLSHNë datën 24 nëntor 2014, në ambientet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit mes KLSH-së dhe Shoqatës së Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë (SHKFSH).
KLSH vlerëson shumë bashkëpunimin me Shoqatat e Profesionistëve dhe kjo marrëveshje me SHKFSH vjen pas nënshkrimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit me institucione homologe në Shqipëri, si me Institutin e Eksperteve Kontabël të Autorizuar (IEKA), Këshillin Kombëtar të Kontabilitetit (KKK) dhe Shoqatën e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (SHKÇAK), duke e kthyer bashkëpunimin me këto shoqata të qëndrueshëm dhe në linja konkrete.
Kryetari i KLSH-së, Z.Leskaj theksoi rëndësinë qe ka bashkëpunimi me këtë shoqatë që drejtohet nga Prof.Dr.Sherif  Bundo, qe ka rreth 4600 anëtarë dhe që është më e vjetra e profesionistëve të fushës. Jam i bindur-vijoi z.Leskaj-që produktet e bashkëpunimit do të jenë konkrete dhe që SHKFSH do të angazhohet me specialistët e saj në procese monitorimi për çështje të caktuara të aktivitetit auditues të KLSH-së.
Ne zbatim të kësaj Marrëveshje, KLSH do të angazhohet në realizimin e  aktiviteteve të ndryshme me SHKFSH, të tilla si trajnime, takime konsultative, tryeza të rrumbullakta, workshop-e, seminare etj, aktivitete këto që synojnë rritjen e cilësisë së punës së stafit të KLSH dhe pjesëmarrjen e SHKFSH nëpërmjet ekspertizës së kualifikuar në trajnime të ndryshme për auditimin e jashtëm në Republikën e Shqipërisë.
Kryetari i SHKFSH, Prof.Dr. Sherif Bundo vlerësoi shumë bashkëpunimin me KLSH-në, në të cilin shikon shumë pika të përbashkëta me interes të dyanshëm dhe që përputhen me misionin dhe vizionin e KLSH-së.
Zoti Bundo nënvizoi gjithashtu që bashkëpunimi do të realizohet duke angazhuar specialistët dhe profesionistet më të mirë dhe në Këshillin e Përgjithshëm të SHKFSH ka 18 profesorë me titull, të cilët do të jenë pjesë e këtij bashkëpunimi për çështje të caktuara.
KLSH, theksoi z.Bundo, nuk është më një Bunker, por një institucion i hapur dhe transparent që bashkëpunon me shume OJF dhe organizata të profesionistëve të fushës me qëllim përmirësimin e qeverisjes.
Në këtë takim morën pjesë edhe drejtues të KLSH-së dhe Prof.Dr. Agim Binaj i SHKFSH.

 

Na kontaktoni

Adresa: Blv. Bajram Curri, Pallati mbrapa shkollës së Baletit , Kati i dytë,
Tiranë, Shqipëri
Orari: Hënë - Premte: 14:00 - 20:30 &
Shtunë: 14:00 - 18:00
Tel/Fax: +355 4 222 7 555
Mob: +355 67 249 9070
Mail[email protected]
Web: www.shkfsh.org

Lidhuni me ne

© 1998-2021 | SHKFSH - Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë