Ditën e enjte, dt.23 Prill 2015, ora 17:00-21:00 do të zhvillohet testi online i ndërtuar nga grupet e pedagogëve pranë SHKFSH. Test i hartuar duke marrë në konsideratë programet e trajnimit, kërkesat e ligjit dhe kufizimet që parashikon rregullorja e Autoritetit të Certifikimit.
1. Do të kenë mundesi të testohen vetëm anëtarët e SHKFSH, që janë regjistruar në provimin për KM. (Janë të njohura kriteret e të qenit anëtar.)
2. Çdo anëtar i SHKFSH që dëshiron të testojë veten duhet që të regjistrohet paraprakisht deri dt. 23.04.2014, ora 12:00. Për këtë duhet të plotësoni formularin e regjistrimit duke klikuar në adresën: www.shkfsh.org/testimi2015
Kujdes! Vetëm pasi të regjistroheni më sipër do të keni mundësi të merrni passwordin e dokumentit nëpërmjet email.
Shënim: Ky test ka trajtën e një teze që nuk ka lidhje dhe nuk premton domosdoshmërisht ngjashmëri me atë çka mund t'ju bjerë në provim. Ky testim përdor metodat më të mira bashkëkohore dhe është një risi në Shqipëri në fushën e trajnimit dhe formimit profesional para provimit.