Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë (SHKFSH), organizon kurset përgatitore për "Kontabilist i Miratuar" (SKK & SNK) për sezonin 2016 (për profesionistët që përgatiten për Provimet e Aftësisë Profesionale), sipas kalendarit te mëposhtëm:
- Trajnimi i I-rë në Tiranë në datën 16 Dhjetor 2015 (16-24 Dhjetor 2015)
- Trajnimi i II-të në Tiranë në datën 20 Janar 2016 (20-28 Janar 2016)
- Trajnimi i III-të në Tiranë në datën 10 Shkurt 2016 (10-18 Shkurt 2016)
- Trajnimi i IV-t në Tiranë në datën 03 Mars 2016 (03-11 Mars 2016)
Trajnimi do të jetë 10 ditor, dhe do të zhvillohet në ambjentet e Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, mbasdite nga ora 17:00 deri në orën 21:00. (9 ditë rresht pa ndërprerje + 1 ditë konsulencë një javë para provimit të parë)
Lektorë dhe trajnues do të jenë Profesorë dhe Profesionistë të njohur të fushës së kontabilitetit.
Tarifat e pjesëmarrjes në kurs janë 18'000 Lekë (450 Lekë/orë), plus kuotat e anëtarësisë në SHKFSH për vitet 2015, 2016. (4000 lekë/vit).
Në përfundim, Shoqata pajis me CERTIFIKATE të kryerjes së Kursit të gjithë pjesëmarrësit.
Regjistrimet kryhen nëpërmjet Portalit Elektronik të SHKFSH, duke plotësuar Formularin e regjistrimit përkatës.