Në bazë të ligjit 10092, Mars 2008, për rregullimin e profesionit të kontabilitetit, si dhe te Statutit të SHKFSH, ju bëjmë me dije se mbajtësit e titullit "Kontabilist i Miratuar", anëtarë të SHKFSH, por dhe me gjere, duhet të ndjekin, në mënyrë të detyruar, një trajnim për përditësimin e njohurive mbi zhvillimet lidhur me standardet e reja të kontabilitetit. Detyrimi kerkon trajnimin të paktën 1 herë në cdo 2 vjet prej kohës që kandidatët kanë fituar titullin Kontabël i Miratuar.
Trajnimet për mbajtësit e titullit "Kontabël i Miratuar" do të zhvillohen nga Stafi i trajnimeve i SHKFSH, Profesorë të Fakultetit të Ekonomisë (UT) dhe ekspertë të Kontabilitetit, vendas ose të huaj.
SHKFSH ju fton të regjistroheni në trajnimin e tretë për mbajtësit e titullit "Kontabilist i Miratuar" të organizuar prej saj i cili do të zhvillohet në datat 1, 2, 3 2, 3, 4 Dhjetor 2015 (2 ditë kontabilitet + 1 ditë fiskalitete), nga ora 17:00-21:00. Trajnimi 3-ditor do të zhvillohet në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës.
Tarifat e pjesëmarrjes në kurs janë 10000 Lekë, plus kuotën e anëtarësisë (4000 lekë/vit për KM-Jo-Aktiv; 7000 lekë/vit për KM-Aktiv).
Regjistrimet kryhen nëpërmjet Portalit Elektronik të SHKFSH, duke plotësuar Formularin e regjistrimit.
Shënim: Rregjistrimet për pjesëmarrje mbyllen një ditë para fillimit të trajnimit.