Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë  ju njofton që së shpejti fillojnë trajnimet për Standardet e Kontabilitetit në kuadër të Projektit me Bankën Botërore. Trajnimet do të ofrohen nga Profesorë dhe Profesionistë të njohur të fushës së kontabilitetit. Trajnimet do të zgjasin rreth 5 ditë, nga 4-5 orë në ditë.

Të interesuarit janë të lutur të shprehin interesin dhe preferencën për kohën e zhvillimit të trajnimeve. Trajnimet do të zhvillohen sipas këtij Kalendari (Kliko këtu).

Për të qenë pjesë e trajnimeve, kandidatët duhet të kenë minimalisht tre vite eksperiencë profesionale! Gjithashtu, ky shans do t’iu jepet vetëm anëtarëve që kanë përmbushur detyrimet e anëtarësisë ndaj SHKFSH-së! Lista e pjesëmarrësve për anëtarësinë e SHKFSH hartohet nga Shoqata. Prandaj të interesuarit janë të lutur të rakordojnë  marrëdhëniet me Shoqatën.

Trajnimet do të ofrohen në rrethe si: Tiranë, Korçë, Shkodër, Elbasan, Durrës dhe Vlorë. Në varësi të interesit për pjesëmarrje mund të zgjerojmë dhënien e kurseve edhe në qytetet e tjera.

Trajnimet janë të vlefshme edhe për provimet e ardhshme të KM-së.

Trajnimet do të jenë falas!

Të gjithë personat e interesuar për të marrë pjesë në këto trajnime duhet të bëjnë aplikim nëpërmjet Portalit Elektronik të SHKFSH, duke plotësuar Formularin e Aplikimit përkatës.

Për çdo informacion mund të paraqiteni në zyrat e SHKFSH-së si dhe te kontaktoni edhe në numrin e cel: +355 67 24 99 070, në numrin e tel/fax: +355 4 222 7 555, email: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Na kontaktoni

Adresa: Blv. Bajram Curri, Pallati mbrapa shkollës së Baletit , Kati i dytë,
Tiranë, Shqipëri
Orari: Hënë - Premte: 14:00 - 20:30 &
Shtunë: 14:00 - 18:00
Tel/Fax: +355 4 222 7 555
Mob: +355 67 249 9070
Mail[email protected]
Web: www.shkfsh.org

Lidhuni me ne

© 1998-2021 | SHKFSH - Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë