Ju bëjmë me dije se Komisioni i Provimeve të Aftësive Profesionale, KPAP, ka përcaktuar muajin shtator si sezonin e provimeve për të fituar gradën profesionale KM, për ata të cilët janë regjistruar për të dhënë provimet në vitin 2025.
Të gjithë kandidatët që ishin përgatitur për të dhënë këto provime sezonin e vitit 2025, por që dhanë vetëm një nga tre provimet e duhura, dy provimet e tjera mund t'i vazhdojnë në muajin shtator 2026.
Ndërkohë, nga komunikimet paraprake që kemi me BMP, kemi informacionin që për kandidatët e rinj, që nuk janë regjistruar në vitin 2025, do ketë një sezon të ri në muajt e fundit të vitit 2026 deri në mars/prill 2027 (ende i pakonfirmuar si sezon).
Informacionet për dokumentacionin e kërkuar, periudhën e regjistrimeve, tarifat, adresat ku do të dorëzohen dokumentat apo detaje të tjera do t'i gjeni në faqen e SHKFSH në ditët në vijim apo në komunikimet tona të ardhme, në funksion të komunikimeve zyrtare me KPAP dhe BMP.