Nisur nga kërkesat e larta dhe për ti ardhur në ndihmë anëtarësisë së saj, SHKFSH çel kursin përgatitor për hyrjen në provim për marrjen e titullit Kontabilist I Miratuar. Kursi do të zhvillohet nga data 04 deri në 15 Maj 2026 dhe për të marrë pjesë Kandidatët KM, duhet të:
1. Të shprehin interesin duke u regjistruar në link: https://shkfsh.org/portali-elektronik/formular-regjistrimi-per-kandidatet-per-titullin-kontabilist-i-miratuar-04-15-maj-2026
2. Të kryejnë pagesën e tarifës së trajnimit dhe të anëtarësisë.
Afati i fundit për regjistrimin është data 04 Maj 2026.
Kursi përgatitor do të zhvillohet në auditor, në godinën ‘Liria’, Rruga ‘Arben Broci’, pranë Fakultetit Ekonomik, sipas orarit të pasqyruar në programin e trajnimit.
Programin e trajnimit do të keni mundësi ta shkarkoni pasi të keni kryer regjistrimin në linkun e mësipërm.