Në zbatim të nenit 17 të Ligjit Nr. 10091, datë 05.03.2009, “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar”, i ndryshuar, si dhe në përputhje me Rregulloren Nr. 2, datë 22.02.2018 të Bordit të Mbikëqyrjes Publike (BMP), Shoqata e Kontabilistëve dhe Financiarëve të Shqipërisë (SHKFSH) shpall thirrjen për kandidatë për anëtarë të Komisionit të Provimeve të Aftësive Profesionale (KPAP).

Ftojmë anëtarësinë e SHKFSH që plotësojnë kriteret e mëposhtme të paraqesin kandidaturën e tyre.

1. Kriteret e Aplikimit

  • Arsimi

Të kenë përfunduar të paktën ciklin e dytë të studimeve universitare në nivelin Master Shkencor ose tw barasvlefshëm me të).

  • Përvoja Profesionale:

-        Minimumi 10 vite përvojë profesionale në fusha të lidhura me auditimin, kontabilitetin dhe financën; ose

-        Minimumi 7 vite përvojë pune për personat që mbajnë gradë ose titull shkencor (Dr., Prof. Asoc., etj.). 

2. Kërkesa të Tjera Ligjore

Kandidatët duhet:

·         Të jenë shtetas shqiptarë.

·         Të jenë pjesë e Regjistrit Publik të SHKFSH.

·         Të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

·         Të mos kenë konflikt interesi me anëtarët e BMP-së apo strukturat mbikëqyrëse të komisionit.

·         Të mos jenë të angazhuar në role apo funksione politike.

·         Të mos jenë pjesë e strukturave drejtuese të më shumë se një prej organeve të parashikuara në ligjin 10091/2009.

3. Kritere Preferenciale

·         Përvojë në ligjërime akademike apo trajnime profesionale në fushën e kontabilitetit dhe financës.

·         Publikime shkencore ose pjesëmarrje në konferenca kërkimore gjatë 5 viteve të fundit.

4. Dokumentacioni i Kërkuar

Aplikantët duhet të dorëzojnë dosjen e plotë që përmban:

  • Kërkesë me shkrim drejtuar SHKFSH dhe KPAP.
  • Curriculum Vitae (CV) e detajuar dhe kopje të certifikatave profesionale.
  • Kopje e Diplomës Master (dhe titujve shkencorë nëse ka).
  • Kopje e dokumentit të identifikimit (ID ose Pasaportë).
  • Dëshmi Penaliteti (e vlefshme).
  • Formularë Vetëdeklarimi për:

-        Mungesën e konfliktit të interesit.

-        Mosangazhimin në funksione politike.

-        Mosmbajtjen e pozicioneve drejtuese në organe të tjera sipas ligjit.

·         Lista e trajnimeve dhe kopje të publikimeve shkencore (nëse disponohen).

5. Afati dhe Mënyra e Dorëzimit

Aplikimet e mbërritura pas afatit ose të paplota nuk do të merren në konsideratë.

Na kontaktoni

Adresa: Blv. Bajram Curri, Pallati mbrapa shkollës së Baletit , Kati i dytë,
Tiranë, Shqipëri
Orari: Hënë - Premte: 14:00 - 20:30 &
Shtunë: 14:00 - 18:00
Tel/Fax: +355 4 222 7 555
Mob: +355 67 249 9070
Mailinfo@shkfsh.org
Web: www.shkfsh.org

Lidhuni me ne

© 1998-2021 | SHKFSH - Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë