SHKFSH, për t’iu ardhur në ndihmë anëtarëve të saj dhe ekspertëve të interesuar, do të ofrojë në datat 21 dhe 22 Shkurt 2026 në godinën Liria pranë Fakultetit Ekonomik në orën 09:30-13:30, duke anulluar daten 20 Shkurt te njoftimit te meparshem per shkak te protestes qe e ben levizjen te veshtire per anetaret si brenda ashtu edhe jashte Tiranes. Trajnimet do te zhvillohen sipas programit të mëposhtëm:
Aspektet fiskale
I-Tatimi mbi të ardhurat personale nga biznesi (persona fizikë)
§ Shpenzimet e njohura dhe të panjohura;
§ Regjimi me shpenzime faktike;
§ Regjimi i veçantë me shpenzime të supozuara;
§ Regjimi “antishmangie” i kombinuar me regjimin me shpenzime faktike ose të supozuara sipas rastit;
§ Plotësimi i deklaratës për secilin nga regjimet me shembuj ilustrues.
II-Tatimi mbi të ardhurat personale nga punësimi dhe investimi (DIVA)
§ Të ardhura të tatueshme për individët të cilat duhet të deklarohen përmes deklaratës individuale të të ardhurave vjetore (DIVA);
§ Zbritjet e lejuara në DIVA;
§ Trashëgimia, dhuratat dhe tatueshmëria e tyre;
§ Shembuj ilustrues dhe plotësimi i DIVA.
III-Plotësimi i deklaratës së tatimit në burim dhe formularëve të rinj online për zbatimin e Marrëveshjeve për Shmangien e Tatimit të Dyfishtë
Trajnimi është i fokusuar në trajtimin e rasteve konkrete në lidhje me:
§ Shërbime të marra nga jashtë;
§ Shërbimin e qirave;
§ Pagesën e dividendëve brenda dhe jashtë vendit;
§ Pagesat për honorare/të drejta autori brenda dhe jashtë vendit;
§ Pagesa për interesa brenda dhe jashtë vendit.
Aspektet kontabël:
I-Tatimi mbi të ardhurat e koorporates (deklarata e re e TAK dhe lidhja me PASH)
§ Shpenzimet e pazbritshme, raste praktike me fokus aspektet si interesi, sherbimet nga jo rezidentet, inventari, amortizimet, rivleresimet etj.
§ Implikimet kontabel i ketyre shpenzime nga kendveshtrimi i SNK/SKK 12 (tatim fitimi);
§ Humbjet e mbartura dhe implikimet kontabel nga kendveshtrimi i SNK/SKK 12 (tatim fitimi);
§ Plotesimi i deklarates se TAK dhe informacione shtese plotesuese qe duhen pergatitur.
II- Pasqyrat Financiare (PF) dhe veprime rregulluese per qellime raportimi financiar;
§ Rregullat e pergjithshme te paraqitjes dhe prezantimit te PF, duke patur parasysh kerkesa kontabel dhe dispozitat e ligjit per ligjin per kontabilitetin;
§ Aktivet AGJ Materiale dhe Jomaterial, paraqitja, amortizimi, rivleresimi etj.;
§ Rivleresimi i Pasurive te paluajtshme, efektet tatimore dhe kontabel per njesite ekonomike (personat juridike).
§ Tatim fitimit, rivleresimeve tatimore, paraqitja ne PF dhe shenimet shpjeguese (perfshire dhe shenimet e nevojshme te tatimit fitimit te shtyre);
§ Ngjarjet pas dates e bilancit;
§ Te ardhurat: Paraqitja ne PF dhe shenimet e nevojshme shpjeguese;
§ Shpenzimet: Klasifikimi per qellime te PF
Për anëtarët aktualë të SHKFSH mbajtës të titullit KMA dhe KM-JOA, këto dy ditë trajnimi do të konsiderohen pjesë e Kualifikimit të Vijueshëm Profesional për vitin 2026 dhe si të tilla janë të detyrueshme për t’u ndjekur. Për të gjithë të interesuarit e tjerë, jo anëtarë aktualë të Shoqatës, mund të kontaktojnë në adresën e e-mailit: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. ose numrin e kontaktit 0672499070 për t’u njohur me kriteret dhe kushtet e pjesëmarrjes.