Ndahet nga jeta Profesore Albana KASTRATI

Me hidhërrim të thellë mësuam se sot, data 19 korrik 2025, u nda nga jeta, Albana KASTRATI (KULLOLLI), profesore e kontabilitetit në Universitetin e Shkodrës, anëtare e Këshillit Drejtues të Shoqatës së kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë, (SHKFSH) Kryetare e Degës së Shkodrës. Ky lajm i trishtuar na ka prekur shumë. Ndarja e papritur nga jeta e Albanës në moshën 42 vjeçare, ka tronditur familjen e saj, dy fëmijët, prindërit, motrat dhe ne, kolegët dhe bashkëpunëtorët e saj. Albana do ngelet për ne njeriu me optimizmin e pashoq, dashamirëse pa kufi, e përkushtuar, profesioniste e talentuar. Smundja ja këputi në mes endrrat, në kulmin e moshës. Shoqata e kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e ndjera familjes së Albanës, fëmijëve, bashkshortit të saj, prindërve dhe kolegëve të saj. Ne do ta kujtojmë gjithnjë me dashuri dhe me respekt, me mirënjohje dhe me përulje për rolin dhe kontributin e saj profesional dhe njerëzor. U prehtë në paqe kolegia jonë Albana KASTRATI (KULLOLLI).

 

 

Na kontaktoni

Adresa: Blv. Bajram Curri, Pallati mbrapa shkollës së Baletit , Kati i dytë,
Tiranë, Shqipëri
Orari: Hënë - Premte: 14:00 - 20:30 &
Shtunë: 14:00 - 18:00
Tel/Fax: +355 4 222 7 555
Mob: +355 67 249 9070
Mail[email protected]
Web: www.shkfsh.org

Lidhuni me ne

© 1998-2021 | SHKFSH - Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë