Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë, fillon në datën 23 prill, kursin përgatitor 10 ditor për Kontabël të miratuar. Kursi përfshin SKK dhe Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit. Katër ditët e fundit të këtij trajnimi do t'u dedikohen Standardeve Ndërkombëtare të Kontabilitetit dhe Fiskaliteteve. Këto dy elementë, nuk kanë qënë pjesë e programit që kanë ndjekur profesionistët që janë trajnuar në kuadër të Projektit Bankës Botërore. Për këtë arsye, në katër ditët e fundit të kursit 10 ditor, janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë profesionistët që kanë ambicie Gradën Profesionale Kontabël i Miratuar.