A jeni duke parë mundësinë për të filluar apo avancuar në një karrierë në kontabilitet dhe shërbime fiskale?

Akademia e trajnimeve SHKFSH mund t’ju ndihmojë!

Në kuadër të programit të trajnimeve me spektër të gjerë nga fusha e kontabilitetit, fiskaliteteve dhe implementimit të këtyre shërbimeve pranë çdo njësie ekonomike, Akademia e Trajnimeve të Shoqatës së Kontabilistëve, ofron kurse praktike, shumë të nevojshme, për të gjithë specialistët e këtyre fushave. Kurset ju vinë në ndihmë drejtuesve të financë kontabilitetit të çdo biznesi, profesionistëve në profesion të lirë, specialistëve të deklarimeve tatimore, të mbajtjes së librave të kontabilitetit, hartuesve të listë-pagesave, të pasqyrave financiare. Pjesëmarrësit do trajnohen me një program të veçantë, të integruar, ofruar nga ekspertët më të mirë të Akademisë së Shoqatës, specialistë dhe njohës shumë të mirë të praktikës. Kurset parashikohen të fillojnë mbas datës 15 prill 2025 dhe do të zhvillohen vetëm në pasdite pas orës 17:30, tre seanca në javë. Trajnimi do të zgjasë 50 orë, përgjatë një muaji. Shprehni interesin tuaj paraprakisht. Më poshtë gjeni një detajim të programit të trajnimit.

 

 

Programi i trajnimit është hartuar për të mundësuar kuptimin e plotë të koncepteve kontabël dhe tatimore përmes praktikës. Në këtë trajnim fokusi është që çdo pjesëmarrës në fund të trajnimit të jetë në gjendje të kryejë regjistrimet kontabël në mënyrë të pavarur, të hartojë pasqyrat financiare, të hartojë deklaratat tatimore (TVSH, Listëpagesa, Tatim mbi të ardhura nga biznesi apo e korporatës, Tatim në burim) dhe të analizojë efektet tatimore të transaksioneve konkrete. I gjithë trajnimi është i bazuar në dokumente faktike të bizneseve për të ndihmuar pjesëmarrësit në përvetësimin e dijeve teorike dhe zhdërvjellësimin e tyre në praktikë. Në këtë trajnim mbulohen:

        Konceptet bazë të kontabilitetit duke iu referuar shembujve konkretë ilustrativë.

        Lëshimi i faturave fiskale të shitjes, auto-ngarkesat, vetë-faturimet, faturat shoqëruese, etj., në përputhje me ligjin për TVSH-në dhe për Fiskalizimin, duke u ndalur në çdo element të faturave si edhe regjistrimi kontabël i faturave reale në sistemin e kontabilitetit, rakordimi i faturave me sistemin e fiskalizimit dhe rakordimi i shitjeve me llogaritë kontabël

        Regjistrimi i faturave reale të blerjes në sistemin e kontabilitetit, duke analizuar hap pas hapi zbritshmërinë e TVSH-së, njohshmërinë e shpenzimit dhe detyrimet për të mbajtur tatim në burim

        Regjistrimi i importeve në sistemin kontabël dhe fiskalizimi i tyre

        Regjistrimi i inventarit, përllogaritja e kostove në prodhim, inventarit në proces dhe aseteve në sistemin kontabël

        Regjistrimi i transaksioneve me arkë dhe bankë në sistemin kontabël, rakordimi dhe deklarimet e arkës në sistemin e fiskalizimit

        Përllogaritja e amortizimit për qëllime kontabël dhe fiskale

        Përllogaritja e pagave duke përfshirë raste të ndryshme të përfitimeve në mjete monetare apo në natyrë, punë me turne, orë shtesë, dy punësime, vetëpunësime dhe punësim etj., si edhe deklarimi i listë-pagesave në sistemin tatimor në përputhje me legjislacionin në fuqi

        Regjistrimi i veprimeve mbyllëse të vitit dhe hartimi i pasqyrave financiare

        Shpjegimi i koncepteve të detajuara të ligjit për tatimin mbi të ardhurat në lidhje me të ardhurat personale nga punësimi, të ardhurat personale nga biznesi (personat fizik) dhe të ardhurat e korporatës

        Shpjegimi i koncepteve të detajuara të ligjit për mbajtjen e tatimit në burim dhe interpretimin e marrëveshjeve për shmangien e tatimit të dyfishtë duke u bazuar në shembuj ilustrativë.

        Shpjegimi i koncepteve kryesore në lidhje më detyrimin për transferimin e çmimit

        Shpjegim i detajuar i ligjit për TVSH-në, përmes shembujve konkret dhe rishikimit të transaksioneve reale

        Shpjegimi i detajuar i ligjit për procedurat tatimore

Trajnimi do të fokusohet në transaksionet tipike të bizneseve që operojnë në disa industri si për shembull në shërbime, shitje-blerje mallrash apo prodhim.

Për informacion të mëtejshëm ju lutemi na në  adresën e e-mailit This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. ose This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.. Ju mirëpresim.

 

Na kontaktoni

Adresa: Blv. Bajram Curri, Pallati mbrapa shkollës së Baletit , Kati i dytë,
Tiranë, Shqipëri
Orari: Hënë - Premte: 14:00 - 20:30 &
Shtunë: 14:00 - 18:00
Tel/Fax: +355 4 222 7 555
Mob: +355 67 249 9070
Mail[email protected]
Web: www.shkfsh.org

Lidhuni me ne

© 1998-2021 | SHKFSH - Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë