Të nderuar anëtarë të SHKFSH,
Ju informojmë se në kuadër të programit për Edukimin e Vijueshëm Profesional, Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë ka miratuar çeljen e trajnimit për anëtarët të cilët nuk patën mundësi të ndjekin dy trajnimet e zhvilluara per 2024. Të gjithë mbajtësit e titullit KM Aktiv dhe Jo-Aktiv të cilët kanë detyrimin ligjor të kryerjes së 40 orëve KVP në vit, si dhe cdo profesionist i fushës i cili është i interesuar për ndjekien e trajnimit, është i ftuar të marrë pjesë nga data 15-26 Janar 2025, cdo ditë nga ora 17:00-21:00, përvec ditës së Diel, kur orari do te jete 09:30-13:30, në platformën Zoom, online.
Regjistrimet kryhen nëpërmjet Portalit Elektronik të SHKFSH, duke plotësuar Formularin e Regjistrimit në linkun në vijim:
Mbas regjistrimit dhe kryerjes se pageses do t'ju percillet programi i detajuar me temat, lektoret dhe datat perkatese.
Tarifa e trajnimit është 26.000 leke. Ju rikujtojme gjithashtu derdhjen e kuotes se anetaresise, sipas statusit tuaj, ne te njejten llogari, per te marre pjese ne trajnim.
Ju risjellim në vëmendje se duke filluar nga viti 2019, Edukimi i Vijueshëm Profesional është i detyrueshëm si për mbajtësit e titutullit KM Aktiv ashtu edhe per KM Jo Aktiv, për 40 orë në vit. Eshtë i ftuar të marrë pjesë edhe cdo profesionist me 2-3 vite eksperiencë pune, që nuk e ka detyrim ndjekjen e trajnimit, por dëshiron të zgjerojë njohuritë profesionale.