SHKFSH njofton të gjithë të interesuarit se nga data 1 Prill deri më 11 Prill 2024 do të zhvillohet kursi përgatitor për hyrjen në provim për marrjen e titullit “Kontabilist i Miratuar” 2024. Kjo vjen si rrjedhojë e kërkesave të larta nga anëtarët tanë.
Për të marrë pjesë në këtë trajnim, Kandidatët KM, duhet të:
1. Të shprehin interesin duke u regjistruar në link: https://shkfsh.org/portali-elektronik/formular-regjistrimi-per-kandidatet-per-titullin-kontabilist-i-miratuar-1-prill-11-prill-2024
2. Të anëtarësohen në SHKFSH për vitin 2024;
3. Të kryejnë pagesën e tarifës së trajnimit.
Afati i fundit për regjistrimin është data 31 Mars 2024.
Kursi përgatitor do të zhvillohet në auditor, në godinën ‘Liria’, Rruga ‘Arben Broci’, pranë Fakultetit Ekonomik, sipas orarit të pasqyruar në programin e trajnimit.
Programin e trajnimit do të keni mundësi ta shkarkoni pasi të keni kryer regjistrimin në linkun e mësipërm.
Ju bëjmë me dije se certifikatat e trajnimit janë të nevojshme për të marrë pjesë në provimet për marrjen e titullit KM, si dhe kanë një vlefshmëri 2 vjecare.
Ju mirëpresim !