Të nderuar anëtarë të Shoqatës së Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë,
Në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Anëtarëve zhvilluar në datë 18 Nëntor 2023, ku sic tashmë jeni në dijeni, u zhvillua procesi i votimeve për:
• Procesi i votimeve për Miratimin e Ndryshimeve në Statutin e SHKFSH-së, propozuar nga Këshilli i Përgjithshëm Drejtues
• Procesi i votimeve për Zgjedhjen e Kryetarit të SHKFSH-së
• Procesi i votimeve për Zgjedhjen e anëtarëve me status KMA të Këshillit të Përgjithshëm Drejtues
• Procesi i votimeve për Zgjedhjen e anëtarëve me Status KMJoA të Këshillit të Përgjithshëm Drejtues.
Duke ju falenderuar fillimisht për pjesmarrjen në Asamble, kemi kënaqësinë t’ju komunikojmë rezultatet e votimeve, të shpalluara nga Komisioni i Votimeve:
Me shumicë votash u votua PRO Miratimit të Ndryshimeve në Statutin e SHKFSH-së
Me shumicë votash u zgjodh Kryetar i SHKFSH-së Z. Sherif BUNDO
Me shumicë votash u zgjodhën anëtarë me Status KMA, të Këshillit Drejtues
1. Z. Mark ZEFI
2. Z. Ramadan META
3. Z. Shkëlqim MALEVIJA
4. Z. Faslli GOGA
5. Z. Ervis DIKA
Me shumicë votash u zgjodhën anëtarë me Status KMJoA, të Këshillit Drejtues
1. Znj. Albana KASTRATI
2. Znj. Gledia KOKOSHI
3. Z. Sokol HAJRO
4. Z. Rinaldo MUCA
5. Znj. Aida MOSKO
Këto janë rezultate përfundimtare nga procesi i votimeve në Asamblenë e Përgjithshme të Anëtarëve, datë 18 Nëntor 2023.
Stafi SHKFSH