SHOQATA E KONTABILISTËVE DHE FINANCIERËVE TË SHQIPËRISË

(SH.K.F.SH)

THIRRJE E ASAMBLESË (KONGRESIT) SË ANËTARËVE

Tiranë, më 17/10/2023

Anëtarëve të Shoqatës së Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë

Në emër të Shoqatës së Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë (“SH.K.F.SH” ose “Shoqata”) organizatë jo fitimprurëse, me adresë në Bulevardin “Bajram Curri”, Pallati 172, Tiranë, Shqipëri, regjistruar me Vendimin Nr. 432, datë 10.02.1998 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, (www.shkfsh.org). Thirrja e Kongresit është një detyrim ligjor dhe Statutor për Shoqatën

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë mbledhjen e ardhshme të Asamblesë së GJASHTË të SH.K.F.SH

Vendi: Godina "Liria", Rruga “Arben Broci”, Tiranë

Data: 18/11/2023

Ora: 10:00

Janë të ftuar të marrin pjesë të gjithë anëtarët e SHKFSH me status:

  • Kontabilist i Miratuar - Aktiv
  • Kontabilist i Miratuar - Jo Aktiv
  • Shoqëri Kontabiliteti
  • Anëtarë

Rendi i ditës për këtë Asamble është si në vijim:

  • Shtjellim i temës "Profesioni i kontabilistëve përballë sfidës së progresit teknologjik"
  • Raporti i Këshillit Drejtues
  • Pyetje dhe diskutime rreth raportit
  • Informacion mbi kontrollin financiar
  • Miratimi i ndryshimeve në Statutin e SHKFSH-së, propozuar nga Këshilli Drejtues
  • Zgjedhja e Kryetarit të SHKFSH-së
  • Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Drejtues së SHKFSH-së

Për cdo informacion të mëtejshëm që mund t’ju nevojitet, ju lutem kontaktoni z. Eris Xhagolli, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës, në adresën: Bulevardi “Bajram Curri”, mbrapa shkollës së Baletit, Kati i dytë, Tiranë, Shqipëri

Ju faleminderit për bashkëpunimin,

Prof. Dr. Sherif BUNDO

    K R Y E T A R

Na kontaktoni

Adresa: Blv. Bajram Curri, Pallati mbrapa shkollës së Baletit , Kati i dytë,
Tiranë, Shqipëri
Orari: Hënë - Premte: 14:00 - 20:30 &
Shtunë: 14:00 - 18:00
Tel/Fax: +355 4 222 7 555
Mob: +355 67 249 9070
Mail[email protected]
Web: www.shkfsh.org

Lidhuni me ne

© 1998-2021 | SHKFSH - Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë