Të nderuar anëtarë të SHKFSH,
Ju informojmë se në kuadër të programit për Edukimin e Vijueshëm Profesional për vitin 2023, Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë ka miratuar çeljen e trajnimit të dytë për këtë vit, i cili do te zhvillohet në qytetin e Tiranës. Të gjithë mbajtësit e titullit KM Aktiv dhe Jo-Aktiv të cilët kanë detyrimin ligjor të kryerjes së 40 orëve CPD në vit, si dhe cdo profesionist i fushës i cili është i interesuar për ndjekien e trajnimit, është i ftuar të marrë pjesë nga data 16 Tetor - 24 Tetor cdo ditë nga ora 17:00-21:00, përvec ditës së Diel ora 09:00-13:00, në ambientet e godinës 'Liria', pranë fakultetit Ekonomik, Tiranë.
Regjistrimet kryhen nëpërmjet Portalit Elektronik të SHKFSH, duke plotësuar Formularin e Regjistrimit në linkun në vijim:
Detajet në lidhje me programin e trajnimit dhe mënyrën e pagesës do ti merrni pasi të kryeni regjistrimin në link-un e mësipërm.
Shënim: Lutemi, brenda datës 15 Tetor 2023 të na njoftoni mbi pjesëmarrjen tuaj. Njoftimi juaj është shumë i rëndësishëm, pasi mbi këtë bazë Shoqata do të programojë kapacitetet si dhe organizimin e trajnimit dhe aktivitetit të programuar.
Tarifa e trajnimit është 26000 lekë.
Ju sjellim në vëmendje se duke filluar nga viti 2019, Edukimi i Vijueshëm Profesional është i detyrueshëm si për mbajtësit e titutullit KM Aktiv ashtu edhe per KM Jo Aktiv, për 40 orë në vit. Eshtë i ftuar të marrë pjesë edhe cdo profesionist me 2-3 vite eksperiencë pune, që nuk e ka detyrim ndjekjen e trajnimit, por dëshiron të zgjerojë njohuritë profesionale.
Mbas këtij konfirmimi, me datë 15 Tetor, do t’iu dërgohet programi i trajnimit së bashku me datat përkatëse të organizimit të kurseve si dhe detaje të tjera të karakterit organizativ.