Të nderuar anëtarë të SHKFSH,
Ju informojmë se në kuadër të programit për Edukimin e Vijueshëm Profesional për vitin 2023, Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë ka miratuar çeljen e trajnimit të parë për këtë vit, i cili do te zhvillohet në qytetin e Lezhës, kjo edhe pë tu ardhur në ndihmë anëtarëve të zonës Veriut, por edhe kushdo profesionist I cili dëshiron të marrë pjesë nga data 2 Tetor – 9 Tetor. Orari dhe vëndi I trajnimit do ju njoftohen në një email të dytë.
Gjithashtu kemi kënaqësinë tju njoftojmë se SHKFSH përpos trajnimit, është programuar edhe një aktivitet dy ditor në…
Regjistrimet kryhen nëpërmjet Portalit Elektronik të SHKFSH, duke plotësuar Formularin e Regjistrimit në linkun në vijim:
Detajet në lidhje me programin e trajnimit dhe mënyrën e pagesës do ti merrni pasi të kryeni regjistrimin në link-un e mësipërm.
Shënim: Lutemi, brenda datës 31 Shtator 2023 të na njoftoni mbi pjesëmarrjen tuaj. Njoftimi juaj është shumë i rëndësishëm, pasi mbi këtë bazë Shoqata do të programojë kapacitetet si dhe organizimin e trajnimit dhe aktivitetit të programuar.
Tarifa e trajnimit është 26000 lekë.
Ju sjellim në vëmendje se duke filluar nga viti 2019, Edukimi i Vijueshëm Profesional është i detyrueshëm si për mbajtësit e titutullit KM Aktiv ashtu edhe per KM Jo Aktiv, për 40 orë në vit. Eshtë i ftuar të marrë pjesë edhe cdo profesionist me 2-3 vite eksperiencë pune, që nuk e ka detyrim ndjekjen e trajnimit, por dëshiron të zgjerojë njohuritë profesionale.
Mbas këtij konfirmimi, me datë 31 Shtator, do t’iu dërgohet programi i trajnimit së bashku me datat përkatëse të organizimit të kurseve si dhe detaje të tjera të karakterit organizativ.