Njoftohen të gjithë kandidatët për Auditues Ligjor/Kontabilist i Miratuar që do të marrin pjesë në provimin e datës 10 Qershor 2023 “ Zbatimi në praktikë i kërkesave të legjislacionit të tatimeve dhe taksave në Republikën e Shqipërisë ”, se provimi do të zhvillohet në ambientet e Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës me adresë në Bulevardin Gjergj Fishta 52, Tiranë.
Provimi do të zhvillohet nga ora 12:00 deri në orën 15:00. Tarifa e provimit do të kryhet në llogarinë bankare me detajet e mëposhtme:
Banka: BKT
Emërtimi: Bordi i Mbikëqyrjes Publike
Nr. i llogarisë: 434003100
IBAN: AL4520511344003100CLOTCLALLI
Përshkrimi: Tarifë për provimin për KM [Emërtimi i provimit]
Tarifa e provimit III: 25,000 lekë
Afati i fundit i pranimit të pagesave dhe dorëzimit të mandatit të pagesës për këtë provim do të jetë data 08 Qershor 2023, ora 15:00.
Ju lutemi të dorëzoni një kopje elektronike të skanuar të dokumentit bankar që vërteton kryerjen e pagesës pranë Sekretarisë Teknike të KPAP-së & Strukturës Mbështetëse të Bordit të Mbikëqyrjes Publike brenda afatit të sipërcituar. (This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. & This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.)
Kandidatët duhet të kenë me vete ditën e provimit një dokument identifikimi (pasaportë ose kartë ID), makinë llogaritëse si dhe mandatin që vërteton kryerjen e pagesës së provimit dhe duhet të paraqiten së paku 1 orë përpara fillimit të provimit.
Ju urojmë suksese!