Të nderuar anëtarë të SHKFSH,

Ju informojmë se në kuadër të programit për Edukimin e Vijueshëm Profesional për vitin 2022, Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë ka miratuar çeljen e trajnimit të dytë për këtë vit, i cili këte herë do të jetë i kombinuar online dhe në auditor, respektivisht 5 ditë në auditor dhe 3 ditë online. Datat 14, 15, 16, 20 dhe 21 Nëntor do të zhvillohen në auditor ndërsa datat 17, 18 dhe 19 Nëntor do të jenë online. Oraret e trajnimit janë 16:00-21:00 përvec ditëve e Shtunë dhe Diel që do të jenë 09:00-14:00. Trajnimi do të mbahet në ambientet e Godinës "Liria", në krahë të Fakultetit Ekonomik, si dhe nëpërmjet platformes Zoom, detajet e së ciles duke përfshirë linkun e regjistrimit në platformë do ju bëhen të mundura në ditët në vijim.

Regjistrimet kryhen nëpërmjet Portalit Elektronik të SHKFSH, duke plotësuar Formularin e Regjistrimit në linkun në vijim: 

Link: https://shkfsh.org/portali-elektronik/trajnim-i-detyrueshem-per-mbajtesit-e-titullit-km-aktiv-dhe-km-joaktiv-14-21-nentor-2022 

Detajet në lidhje me programin e trajnimit dhe mënyrën e pagesës do ti merrni pasi të kryeni regjistrimin në link-un e mësipërm.

Shënim: Lutemi, brenda datës 13 Nëntor 2022 të na njoftoni mbi pjesëmarrjen tuaj. Njoftimi juaj është shumë i rëndësishëm, pasi mbi këtë bazë Shoqata do të programojë kapacitetet si dhe organizimin e trajnimit në auditor.

Ju sjellim në vëmendje se duke filluar nga viti 2019, Edukimi i Vijueshëm Profesional është i detyrueshëm si për mbajtësit e titutullit KM Aktiv ashtu edhe per KM Jo Aktiv, për 40 orë në vit. Eshtë i ftuar të marrë pjesë edhe cdo profesionist me 2-3 vite eksperiencë pune, që nuk e ka detyrim ndjekjen e trajnimit, por dëshiron të zgjerojë njohuritë profesionale.

Mbas këtij konfirmimi, me datë 13 Nëntor 2022, do t’iu dërgohet programi i trajnimit së bashku me datat përkatëse të organizimit të kurseve si dhe detaje të tjera të karakterit organizativ.

 

 

Na kontaktoni

Adresa: Blv. Bajram Curri, Pallati mbrapa shkollës së Baletit , Kati i dytë,
Tiranë, Shqipëri
Orari: Hënë - Premte: 14:00 - 20:30 &
Shtunë: 14:00 - 18:00
Tel/Fax: +355 4 222 7 555
Mob: +355 67 249 9070
Mail[email protected]
Web: www.shkfsh.org

Lidhuni me ne

© 1998-2021 | SHKFSH - Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë