Të nderuar anëtarë të SHKFSH,
Ju informojmë se në kuadër të programit për edukimin e vijueshëm profesional për vitin 2021, Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë ka miratuar çeljen e trajnimit online, i cili do të mbahet në datat 03-12 dhjetor 2021.
Ju sjellim në vëmendje se duke filluar nga viti 2019, trajnimi i vazhduar është i detyrueshëm si për mbajtësit e titutullit KM Aktiv ashtu edhe per KM Jo Aktiv, për 40 orë në vit. Eshtë i ftuar të marrë pjesë edhe cdo profesionist me 2-3 vite eksperiencë pune, që nuk e ka detyrim ndjekjen e trajnimit, por dëshiron të zgjerojë njohuritë profesionale.
Regjistrimet kryhen nëpërmjet Portalit Elektronik të SHKFSH, duke plotësuar Formularin e Regjistrimit duke klikuar këtu ose në linkun në vijim:
Detajet në lidhje me programin e trajnimit dhe mënyrën e pagesës do ti merrni pasi të kryeni regjistrimin në link-un e mësipërm.
Shënim: Lutemi, brenda datës 01 dhjetor 2021 të na njoftoni mbi pjesëmarrjen tuaj. Njoftimi juaj është shumë i rëndësishëm, pasi mbi këtë bazë Shoqata do të programojë kapacitetet si dhe parametrizojë platformën elektronike.
Mbas këtij konfirmimi, me datë 02 dhjetor 2021, do t’iu dërgohet programi i trajnimit së bashku me datat përkatëse të organizimit të kurseve si dhe detaje të tjera të karakterit organizativ.
Faleminderit,
SHKFSH - Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë