Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë (SHKFSH), organizon trajnimet përgatitore për SNK, për kandidatët në kërkim të gradës profesionale "Kontabilist i Miratuar".
Trajnimi 3-ditor per Sezonin 2018 do të zhvillohet në Tiranë (17 - 19 Qershor 2018), në ambjentet e Fakultetit të Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, mbasdite nga ora 17:00 deri në orën 21:00.
Lektorë dhe trajnues do të jenë Profesorë dhe Profesionistë të njohur të fushës së kontabilitetit.
Në përfundim, Shoqata pajis me CERTIFIKATE të kryerjes së Kursit (SNK) të gjithë pjesëmarrësit. Certifikatë e vlefshme për profesionistët që përgatiten për Provimet e Aftësisë Profesionale (Kontabilist i Miratuar).
Regjistrimet kryhen nëpërmjet Portalit Elektronik të SHKFSH, duke plotësuar Formularin e regjistrimit përkatës.
Kujdes! Afati i fundit i rregjistrimit është data 16 Qershor 2018.