Të nderuar anëtarë të SHKFSH,

Ju informojmë se në kuadër të programit për edukimin e vijueshëm profesional për vitin 2021, Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë ka miratuar çeljen e trajnimit online, i cili do të mbahet në datat 21-30 tetor 2021.

Ju sjellim në vëmendje se duke filluar nga viti 2019, trajnimi i vazhduar është i detyrueshëm si për mbajtësit e titutullit KM Aktiv ashtu edhe per KM Jo Aktiv, për 40 orë në vit.

Eshtë i ftuar të marrë pjesë edhe cdo profesionist me 2-3 vite eksperiencë pune, që nuk e ka detyrim ndjekjen e trajnimit, por dëshiron të zgjerojë njohuritë profesionale.

Regjistrimet kryhen nëpërmjet Portalit Elektronik të SHKFSH, duke plotësuar Formularin e Regjistrimit duke klikuar këtu ose në linkun në vijim: 

https://shkfsh.org/portali-elektronik/trajnim-i-detyrueshem-per-mbajtesit-e-titullit-km-aktiv-dhe-jo-aktiv-21-tetor-30-tetor-2021

Detajet në lidhje me programin e trajnimit dhe mënyrën e pagesës do ti merrni pasi të kryeni regjistrimin në link-un e mësipërm.

Shënim: Lutemi, brenda datës 20 tetor të na njoftoni mbi pjesëmarrjen tuaj. Njoftimi juaj është shumë i rëndësishëm, pasi mbi këtë bazë Shoqata do të programojë kapacitetet si dhe parametrizimin e platformës elektronike.

Mbas këtij konfirmimi do t’iu dërgohet programi i trajnimit së bashku me datat përkatëse të organizimit të kurseve si dhe detaje të tjera të karakterit organizativ.

Faleminderit,

SHKFSH - Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë

 

Na kontaktoni

Adresa: Blv. Bajram Curri, Pallati mbrapa shkollës së Baletit , Kati i dytë,
Tiranë, Shqipëri
Orari: Hënë - Premte: 14:00 - 20:30 &
Shtunë: 14:00 - 18:00
Tel/Fax: +355 4 222 7 555
Mob: +355 67 249 9070
Mail[email protected]
Web: www.shkfsh.org

Lidhuni me ne

© 1998-2021 | SHKFSH - Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë