Me hidhërim të thellë përcjellim lajmin mbi ndarjen nga jeta të Profesoreshë Vjollca KARAPICI (IBRAHIMI). Ngushëllimet e Shoqatës së Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë, për fëmijët, për familjarët, për kolegët e saj të Shoqatës, për profesoratin dhe stafin e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, për humbjen e njeriut të dashur, të vyer, koleges dhe profesoreshës së respektuar. Antarësia e shoqatës dhe studentët e saj do ta kujtojnë me dashuri dhe mirënjohje Profesoreshë Vjollcën si një nga themelueset e saj, ish zv/Presidente e Shoqatës, profesoreshën e kontabilitetit, të analizës financiare dhe të auditimit, miken e mirë, njeriun me energji pozitive, dhe gjithmonë dashamirëse. Do të na mungosh kolege e respektuar, por na ke lënë pas një emër të mirë, dashamirësinë tënde, solidaritetin tënd, rolin tënd, integritetin, vullnetin dhe mirësinë tënde.

Pushofsh në paqe Profesoreshë Vjollca! 

Lamtumirë Profesoreshë!

Këshilli i Shoqatës së Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë (SHKFSH)

Na kontaktoni

Adresa: Blv. Bajram Curri, Pallati mbrapa shkollës së Baletit , Kati i dytë,
Tiranë, Shqipëri
Orari: Hënë - Premte: 14:00 - 20:30 &
Shtunë: 14:00 - 18:00
Tel/Fax: +355 4 222 7 555
Mob: +355 67 249 9070
Mail[email protected]
Web: www.shkfsh.org

Lidhuni me ne

© 1998-2021 | SHKFSH - Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë