Për t’ju përgjigjur kërkesave të shumta të anëtarëve të Shoqatës, SHKFSH organizon, nga data 03-12 Shkurt 2021, kursin përgatitor për "Kontabilistë të Miratuar" 2021.
Për të marrë pjesë në këtë trajnim, Kandidatët KM, duhet të:
1. Të shprehin interesin duke u regjistruar në link: Kliko këtu
2. Të anëtarësohen në SHKFSH për vitin 2021;
3. Të kryejnë pagesën e tarifës së trajnimit.
Afati për regjistrimin është data 02 Shkurt 2021.
Kursi përgatitor do të zhvillohet online përmes platformës elektronike ZOOM.