Njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar për marrjen e titujve Auditues Ligjor dhe Kontabilist i Miratuar, se procesi i regjistrimeve në provimet e aftësive profesionale të sezonit të ri do të zhvillohet deri në datën 08 Shkurt 2021.

Procesi i aplikimit dhe regjistrimit do të kryhet pranë Sekretarisë Teknike të Organizatës Profesionale të Audituesve Ligjorë #IEKA (përgjatë orarit 13:00 - 19:00). Një kopje e kërkesës së bashku me mandatin e pagesës dorëzohet pranë Bordit të Mbikëqyrjes Publike #BMP.

Kalendari për datat e reja të provimeve të aftësive profesionale për Auditues Ligjorë dhe Kontabilist të Miratuar sipas disiplinave për vitin 2021 është si më poshtë:

http://www.bmp.al/wp-content/uploads/2021/01/Kalendari-i-provimeve-t%C3%AB-aft%C3%ABsive-profesionale-p%C3%ABr-AL-KM.pdf

Kandidatët që janë regjistruar në sezonin paraardhës, duhet të dorëzojnë vetëm kërkesën drejtuar KPAP për të marrë pjesë në provime.

Kandidatët për KM duhet të kenë kryer kursin e kualifikimit në fushën e standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar, të organizuar ose të monitoruar nga organizatat profesionale të kontabilistëve të miratuar dhe të njohura nga BMP, në të cilën individi dëshiron të anëtarësohet.

Për çdo paqartësi mund të drejtoheni pranë sekretarisë teknike të KPAP në adresën: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. & This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. si dhe në nr. e tel: +355 4 562 8441.

Programi i provimeve nuk ka ndryshime nga sezoni paraardhës: http://www.bmp.al/wp-content/uploads/2020/11/Programi-AL-dhe-KM-2020.pdf 

Lista e dokumentacionit të kërkuar për t’u regjistruar gjendet në linkun: http://www.bmp.al/wp-content/uploads/2021/01/Per-kandidatet-AL-KM-_-Sezoni-i-ri.pdf 

Shënim:

*Kandidatët që kanë kryer pagesën e regjistrimit dhe për arsye të ndryshme nuk janë paraqitur në testim, pagesa i njihet vetëm për sezonin e menjëhershëm pasardhës.

*Kandidatët që kanë kryer pagesat dhe për arsye të ndryshme nuk janë paraqitur në testim, pagesa i njihet vetëm për sezonin e menjëhershëm pasardhës.

 

 

Na kontaktoni

Adresa: Blv. Bajram Curri, Pallati mbrapa shkollës së Baletit , Kati i dytë,
Tiranë, Shqipëri
Orari: Hënë - Premte: 14:00 - 20:30 &
Shtunë: 14:00 - 18:00
Tel/Fax: +355 4 222 7 555
Mob: +355 67 249 9070
Mail[email protected]
Web: www.shkfsh.org

Lidhuni me ne

© 1998-2021 | SHKFSH - Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë