Njoftohen të gjithë kandidatët e interesuar për marrjen e titujve Auditues Ligjor dhe Kontabilist i Miratuar  se procesi i regjistrimeve në provimet e aftësive profesionale të sezonit të ri do të zhvillohet në datat 12 – 27 Nëntor 2020.

Procesi i aplikimit dhe regjistrimit do të kryhet pranë Sekretarisë Teknike të Organizatës Profesionale të Audituesve Ligjor IEKA (përgjatë orarit 13:00 -19:00). Një kopje e kërkesës së bashku me mandatin e pagesës dorëzohet pranë Bordit të Mbikëqyrjes Publike. Datat e provimeve do të komunikohen në ditët në vijim.

Kandidatët për KM duhet të kenë kryer kursin e kualifikimit në fushën e standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare të kontabilitetit dhe raportimit financiar, të organizuar ose të monitoruar nga organizatat profesionale të kontabilistëve të miratuar dhe të njohura nga BMP, në të cilën individi dëshiron të anëtarësohet. Programi provimeve nuk ka ndryshime nga sezoni vitit 2019.

Për çdo paqartësi mund të drejtoheni pranë sekretarisë teknike të KPAP në adresën: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. dhe në nr. e tel: +355 4 23 46 077, si dhe pranë BMP-së në adresën: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. dhe në nr. e tel: +355 4 562 8441

Për listën e dokumentacionit të kërkuar, klikoni këtu

 

Na kontaktoni

Adresa: Blv. Bajram Curri, Pallati mbrapa shkollës së Baletit , Kati i dytë,
Tiranë, Shqipëri
Orari: Hënë - Premte: 14:00 - 20:30 &
Shtunë: 14:00 - 18:00
Tel/Fax: +355 4 222 7 555
Mob: +355 67 249 9070
Mail[email protected]
Web: www.shkfsh.org

Lidhuni me ne

© 1998-2021 | SHKFSH - Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë