Në vijim të bashkërendimit të punës midis BMP, DPPPP dhe organizatave profesionale dëshirojmë t’ju komunikojmë se DPPPP, në kuadër të zbatimit të planit të veprimit të grupit të punës së ICRG/FATF, organizon trajnime për çështjet e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (PPP/FT), çdo të premte, ora 11.00.
Trajnimi organizohet në ambientet e DPPPP me një numër të kufizuar pjesëmarrësish duke respektuar protokollet e pandemisë. Nëse keni interes të marrni pjesë në trajnimet e DPPPP, lutemi të paraqisni paraprakisht një kërkesë me email në adresën This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it..
Gjithashtu për cdo pyetje apo nevojë për informacion lidhur me kuadrin ligjor, rregullator apo standardet profesionale të detyrueshme, që mund të keni, jeni të lutur ti përcillni pranë BMP në mënyrë që të shqyrtohet mundësia e nxjerrjes së udhëzimeve të nevojshme ose trajnimeve specifike në rast se është e nevojshme.