Të nderuar anëtarë të SHKFSH,

Ju informojmë se në kuadër të programit për edukimin e vijueshëm profesional për vitin 2020, Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë ka miratuar kalendarin e trajnimeve, të cilat do të mbahen respektivisht në datat dhe qytet si më poshtë:

  • Përmet: data 1 – 6 tetor 2020, 70 orë në total;
  • Vlorë: data 10 – 15 tetor 2020, 70 orë në total;
  • Tiranë: data 15 – 27 tetor 2020, 70 orë në total;
  • Shëngjin: data 22 – 26 tetor 2020, 70 orë në total;
  • Tiranë: data 1 – 12 dhjetor 2020, 70 orë në total.

Ju sjellim në vëmendje se duke filluar nga viti 2019, trajnimi i vazhduar është i detyrueshëm si për mbajtësit e titutullit KM Aktiv ashtu edhe per KM Jo Aktiv, për 40 orë në vit.

Eshtë i ftuar të marrë pjesë edhe cdo profesionist me 2-3 vite eksperiencë pune, që nuk e ka detyrim ndjekjen e trajnimit, por dëshiron të zgjerojë njohuritë profesionale.

Rregjistrimet kryhen nëpërmjet Portalit Elektronik të SHKFSH, duke plotësuar Formularin e regjistrimit duke klikuar këtu ose në linkun në vijim: https://shkfsh.org/portali-elektronik/trajnim-i-detyrueshem-per-mbajtesit-e-titullit-km-aktiv-dhe-jo-aktiv-tetor-dhjetor-2020

Detajet në lidhje me programin e trajnimit dhe mënyrën e pagesës do ti merrni pasi të kryeni rregjistrimin në link-un e mësipërm.

Shënim: Lutemi, brenda datës 30 shtator të na njoftoni preferencat tuaja për kursin/kurset që do të ndiqni. Njoftimi juaj është shumë i rëndësishëm, pasi mbi këtë bazë Shoqata do të programojë kapacitetet, në respekt të Protokolleve, do të marrë masat për akomodim dhe do të kontraktojë me trajnerët.

Mbas këtij konfirmimi do t’iu dërgohet programi i trajnimit së bashku me datat përkatëse të organizimit të kurseve si dhe detaje të tjera të karakterit organizativ.

Faleminderit,

SHKFSH - Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë

 

 

Na kontaktoni

Adresa: Blv. Bajram Curri, Pallati mbrapa shkollës së Baletit , Kati i dytë,
Tiranë, Shqipëri
Orari: Hënë - Premte: 14:00 - 20:30 &
Shtunë: 14:00 - 18:00
Tel/Fax: +355 4 222 7 555
Mob: +355 67 249 9070
Mail[email protected]
Web: www.shkfsh.org

Lidhuni me ne

© 1998-2021 | SHKFSH - Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë