Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë (SHKFSH), organizon trajnimet përgatitore për SKK & SNK, për kandidatët në kërkim të gradës profesionale "Kontabilist i Miratuar".

Trajnimi 10-ditor do të zhvillohet në Tiranë (04 - 13 Shkurt 2019), në ambjentet eGodines "LIRIA", Universitetit të Tiranës, mbasdite nga ora 17:00 deri në orën 21:00.

Lektorë dhe trajnues do të jenë Profesorë dhe Profesionistë të njohur të fushës së kontabilitetit.

Në përfundim, Shoqata pajis me CERTIFIKATE të kryerjes së Kursit (SKK & SNK) të gjithë pjesëmarrësit. Certifikatë e vlefshme për profesionistët që përgatiten për Provimet e Aftësisë Profesionale (Kontabilist i Miratuar).

Regjistrimet kryhen nëpërmjet Portalit Elektronik të SHKFSH, duke plotësuar Formularin e regjistrimit përkatës.

Kujdes! Afati i fundit i rregjistrimit është data 03 Shkurt 2019.

Na kontaktoni

Adresa: Blv. Bajram Curri, Pallati mbrapa shkollës së Baletit , Kati i dytë,
Tiranë, Shqipëri
Orari: Hënë - Premte: 14:00 - 20:30 &
Shtunë: 14:00 - 18:00
Tel/Fax: +355 4 222 7 555
Mob: +355 67 249 9070
Mail[email protected]
Web: www.shkfsh.org

Lidhuni me ne

© 1998-2021 | SHKFSH - Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë