Njoftohen të gjithë të interesuarit për marrjen e titullit "Kontabilist i Miratuar", se Komisioni i Provimeve të Aftësive Profesionale ka miratuar kalendarin e provimeve, si dhe periudhën e regjistrimeve për Sezonin 2019:


(20 prill 2019) 1. Raportimi dhe përgatitja e pasqyrave financiare, sipas standardeve kombëtare e ndërkombëtare të raportimit financiar;


(11 maj 2019) 2. Zbatimi në praktikë i legjislacionit mbi të drejtën civile, të drejtën penale, legjislacionit tregtar dhe të drejtën e punës në Republikën e Shqipërisë, në masën që këto i interesojnë profesionit të auditimit ligjor të pasqyrave financiare;


(1 qershor 2019) 3. Zbatimi në praktikë i kërkesave të legjislacionit të tatimeve dhe taksave në Republikën e Shqipërisë;


Kërkesat për provimet e aftësive profesionale për kandidatët për AL dhe KM, provimet e sezonit 2019 do të pranohen në datat 1-15 mars 2019, ora 15:00 - 19:00, në sekretarinë teknike pranë organizatës profesionale, IEKA.

 

Na kontaktoni

Adresa: Blv. Bajram Curri, Pallati mbrapa shkollës së Baletit , Kati i dytë,
Tiranë, Shqipëri
Orari: Hënë - Premte: 14:00 - 20:30 &
Shtunë: 14:00 - 18:00
Tel/Fax: +355 4 222 7 555
Mob: +355 67 249 9070
Mail[email protected]
Web: www.shkfsh.org

Lidhuni me ne

© 1998-2021 | SHKFSH - Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë