Ne vijim te situates se krijuar ne vend si dhe ne kushtet e bllokimit te aktiviteteve te ndryshme ekonomike dhe sociale si pasoje e situates emergjente te krijuar nga Covid-19, Shoqata e Kontabilisteve dhe Financiereve te Shqiperise (SHKFSH), ka vepruar menjehere duke adresuar shqetesimet e anetareve te saj prane autoriteve perkatese mbi shqyrtimin e mundesise se shtyrjes se afatit ligjor, te dorezimit te pasqyrave financiare dhe deklaratave tatimore per vitin 2019. (Referuar njoftimit ne web dt. 13 Mars 2020 si dhe emailit ne adresat e mailit te anetaresise SHKFSH).

Ju informojme gjithashtu se trajnimi pergatitor per profesionistet kandidate KM ne kerkim te grades profesionale “Kontabel i Miratuar” i cili ishte parashikuar te realizohej nga Shoqata ne dt. 02-11 Prill 2020, do te shtyhet ne nje date te mevonshme, e cila do te percaktohet dhe do te ju vihet ne dijeni ne ditet ne vijim sapo dhe situata e emergjences qe po kalojme te normalizohet.

Nisur nga rrethanat, kerkojme mirekuptimin tuaj ne kufizimin e sherbimeve qe Shoqata do te ofroje per gjate kesaj periudhe, duke u limituar ne sherbimet me te domosdoshme per anetaret e saj.

Duke ju falenderuar per mirekuptimin tuaj, ne shprehim gatishmerine tone duke i qendruar prane cdo njerit prej anetareve dhe mbetemi ne kontakt ne vijim per cdo informacion qe do te adresohet me tej.

Na kontaktoni

Adresa: Blv. Bajram Curri, Pallati mbrapa shkollës së Baletit , Kati i dytë,
Tiranë, Shqipëri
Orari: Hënë - Premte: 14:00 - 20:30 &
Shtunë: 14:00 - 18:00
Tel/Fax: +355 4 222 7 555
Mob: +355 67 249 9070
Mail[email protected]
Web: www.shkfsh.org

Lidhuni me ne

© 1998-2021 | SHKFSH - Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë